Rreth Biznesit PANAIRI HOLIDAY Adresa Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë Qyteti Tiranë Telefon +355692300037 - panairionline.com
WhatsApp Chat!
Mire se vini ne PANAIRI HOLIDAY

☎ +355692300037


[email protected]
Mirësevini!
PANAIRI HOLIDAY
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  PANAIRI HOLIDAY

Reth Biznesit PANAIRI HOLIDAY

PANAIRI HOLIDAY është pjesë e platformës Panairi Online SHPK, e cila organizon udhëtime në destinacione të ndryshme turistike brenda vendit.
Qëllimi jonë nuk është përfitimi monetar, por bashkimi i sipërmarësve të ndryshëm në udhetime një ditore dhe dy ditore, ku ata të kenë mundësinë të njihen me njëri-tjetrin, për të krijuar bashkpunime të ndryshme, si dhe të ndajnë eksperiencat e tyre me njëri tjetrin.
Kostot e këtyre udhëtimeve janë vetëm për shpenzimet e transportit ose akomodimit dhe nuk ka asnjë kosto tjetër ekstra. 

Kjo është lista me disa nga destinacionet që do të vizitohen gjatë vitit 2024 -2025

  1. Ujrat termale të Bënjës Permet dhe Ujëvara e Këlcyrës në luginën e Vjosës.
  2. Lumi i Shalës
  3. Lumi i Valbonës dhe Valbona
  4. Lumi i Cemit, nga Bjeshkët e Nëmuna, prej dy degëve Cemit të Selcës 22.5km dhe Cemit të Vuklit 17.9km, të cilat bashkohen në Tamarë në kuotën 1650m.
  5. Lumi i Gashit në Tropojë, 22 km ecje (hiking)
  6. Lugina e Lumit të Kirit në Shkodër.
  7. Lumi i Kaparjelit në Gjirokastër 20 km ecje dhe hiking. 
  8. Liqeni i Bovillës Tiranë
  9. Theth, Ujëvara e Grunasit 25 m, Syri i kaltër Theth. 
  10. Theth, Qafa e Valbonës, Valbonë
  11. Ujvara e Lepushës
  12. Ujëvara e Bogovës Berat
  13. Ujëvara e Sotirës në Gramsh
  14. Ujëvara e Vashës në Kanionet e Osumit, afër Skraparit.
  15. Ujëvara e Shoshanit në Tropojë
  16. Ujëvara e Gjipeut në plazhin e Gjipesë
  17. Ujëvara e Pëllumbasit në fshatin Pëllumbas dhe Shpella e Pëllumbasit Tiranë 
  18. Ujëvara e Kakunjës Tiranë 
  19. Voskopojë, Dardhë, Korçë
  20. Tushemisht, Fshati Lin, Pogradec
  21. Gjirokastër, Kalaj e Gjirokastrës, Shtëpinë e Zekateve, Liqenin e viroit, Qafen e pazarit, parkun arkiologjik në Antigone.
  22. Dhërmi, Jale, Gren Coast
  23. Kështjella e Porto Palermos dhe plazhi afër saj.
  24. Shkodër, liqeni i Shkodrës, kalaja e Rozafës.
  25. Pamja e Karaburunit është spektakolare sepse ofron kaq shumë qoshe të fshehura. Pranë bregut që rrethon Vlorën, qyteti i tretë i vendit, gjejmë Parkun Detar Kombëtar. Mos e humbisni gjirin e Gramës, të fshehur midis maleve shkëmbore. Në Karaburun, uji është kristal dhe ka shumë limane të veçuar me guralecë të bardhë.
  26. Porto Palermo është një gadishull i vogël në të cilin ndodhet kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha Tepelena, politikani dhe guvernatori i shumë territoreve europiane të Perandorisë Osmane, në nder të gruas së tij, gjatë shekullit të 19-të. Ky plazh shqiptar është vendi ideal për ata që e duan natyrën e egër. Sigurisht që meriton një ndalesë për shkak të detit, por edhe të kështjellës që mund të vizitohen. 
  27. Dhërmiu është një nga plazhet më të njohura dhe më të mbushura me njerëz në bregun shqiptar të Jonit, i frekuentuar nga vendasit dhe turistët e tërhequr nga ujërat e mrekullueshme dhe të pastra blu. Gjatë udhëtimit do të hasni shumë bunkerë të shpërndarë gjatë periudhës komuniste .
  28. Borshi është plazhi më i gjatë në brigjet e Jonit, me tre kilometra vijë bregdetare . Plazhi është i rrethuar nga natyra e lulëzuar e përbërë kryesisht nga pemët e ullirit dhe agrume. Ata që e duan ecjen mund te bejnë zbulim të artit bizantin, ku mund të vizitojmë fshatin me të njëjtin emër dhe kështjellën.
  29. Himara me Detin blu dhe te pastër është karakteristika e plazhit të Himarës, i cili në vitet e fundit është bërë një vend shumë turistik. Këtu do të gjeni kryesisht gjire të vogla dhe të rrumbullakëta me një pamje graduale në det.Perlë e vërtetë është qyteti antik në majë të kodrës, ku mund të admirojmë rrënojat e kështjellës së Himarës.
  30. Palasa ndodhet pas Llogarasë, në jug të Vlorës dhe është një shtrirje e bukur e bregdetit të vetmuar. Kjo është arsyeja pse ajo është e dashur nga ata që duan të largohen nga turizmi masiv dhe që preferojnë kontaktin me natyrën. 
  31. Në Qeparo, plazhi me guralecë, që në det ka një shtresë rëre.Duke shëtitur në këmbë mbërrijmë në qytetin e vjetër mes rrugicave të ngushta dhe shtëpive me gurë, ku përballë do iu shfaqet Jali, një gji i vogël me një bregdet të mbushur nga guralecë të bardhë. I rrethuar nga bare dhe restorante, është një plazh shumë turistik dhe i mbushur me njerëz.
  32. Gjipeja është një nga plazhet më të egra në Shqipëri, në të cilin mund të arrini me një shëtitje prej 30 minutash me një distancë prej 1.5 km që zbret poshtë maleve. Uji i pastër dhe ngjyrë smerald, Gjipeja është i vendosur mes shkëmbinjve dhe gjatë ditës, në sajë të dritës së diellit, ajo ndryshon ngjyrën.


Shperndaje me miqt e tu...